Bota

U kafshua nga qeni, të resë në Angli i priten duart, e motra: Shkalla e dëmtimit është e madhe

8 Shkurt 2021, 10:07 Nga DOSJA
U kafshua nga qeni, të resë në Angli i priten duart, e motra:

ANGLI- Të resë angleze, Michelle Ellis i janë prerë të dyja duart pasi e kafshoi qeni. NY Post shkruan kafshimi nga qeni u infektua dhe se plaga u përkeqësua duke rënduar shëndetin e saj.

Sipas mjekëve përkeqësimi i infeksionit mund të rëndonte shëndetin e saj. Ajo u fu në koma në mënyrë që doktorët të kryënin ndërhyrjen. Motra e saj, Melanie tha se Michelle nuk është ende në dijeni për situatën që është pasi mjekët kanë deklaruar se ajo nuk mund ta përballojë këtë lajm.

“Veshkat e saj ende nuk po funksionojnë dhe shkalla e dëmit të shkaktuar është e pasigurt në këtë kohë. Ajo ende nuk është në dijeni të situatës me duart e saj. Ata po presin të shohin nëse ajo është mjaft e fortë për ta përballuar këtë, ”tha motra e saj, Melanie.

Duart e prera të Michelle do të zvendësohen me proteza.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kafshimi i qenit michelle ellis kafshimi i qenit michelle ellis

Sondazh

Poll