Politike

Distancë jo e jo, po as maska s’ka/ PS fushatë në Durrës, injorohet COVID-i. Qytetarët ‘mbyten’ me gjoba, Policia ‘

7 Shkurt 2021, 18:22 Nga DOSJA
Distancë jo e jo, po as maska s’ka/ PS fushatë në

DURRËS– Lefter Koka duket se është angazhuar “fortë” për fushatën e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit dhe nuk e ndal dot as pandemia e koronavirusit. Djali i tij, Arbi Koka ka publikuar pamje nga takimet me të rinjtë, të cilët janë pjesë e strukturave. Në fotot e publikuara harrojeni se do të shihni distancim social, por mungojnë edhe maskat. 

Nuk ka pushim kur ka dëshirë për angazhim. Gjatë bashkëbisedimeve të sotme me një pjesë të strukturave tona per lagjen 8 dhe 15 zona portoromano. Çdo ditë na bashkohen anëtarë të rinj, që duan të kontribuojnë në të mirë të qytetit dhe vendit. Bashkohu me skuadrën tonë!,”-shkruan Koka. 

POSTIMI I PLOTË:

Ndërsa jo më larg se dje edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi zhvilloi një ndeshje volejbolli brenda një shkolle. Ndërkohë që shifrat e të infektuave dhe viktimave nga pandemia rriten çdo ditë, socialistët vijojnë të qetë me fushatën, duke injoruar rregullat që vetë i probagandojnë.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje me çdo njoftim për kujdes dhe respektim të masave, këshilla që nuk shkojnë dot as tek veshët e kolegëve. Ndërkohë që mister mbetet fakti se ku ndodhet Policia e Shtetit në momente të tilla, kur qytetarëve të thjeshtë nuk ua kusen gjobën. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike durres ps ne durres durres ps ne durres

Sondazh

Poll

Politike 7 Shkurt 2021, 17:27

ELBASAN– Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka nisur, edhe pse jozyrtarisht, duke bërë që partitë të ndezin ‘motorët’ dhe të aktivizojnë struktura...

Politike 7 Shkurt 2021, 14:31

SARANDË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për kanalin e tij në Facebook, “ERTV”, për të diskutuar lidhur me turin e tij në jug të vendit përgj...