Bota

Kosova në zgjedhje, 5 ditë na ndajnë nga momenti i shumëpritur, Kurti dhe Osmani flasin për “The Guardian”, Hoxhaj merr

8 Shkurt 2021, 07:41 Nga DOSJA
Kosova në zgjedhje, 5 ditë na ndajnë nga momenti i

KOSOVË- 5 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Partitë politike po zhvillojnë edhe ditën e sotme fushata elektorale në komuna të ndryshme të Kosovës, në mënyrë që të shpalosin programet e tyre të qeverisjes por gjithashtu edhe nuk i kanë ndaluar akuzat për njëri-tjetrin.

Kandidati i VV për kryeministër Albin Kurti ka publikuar një letër ditën e sotme të nënshkruar nga disa akademikë ndërkombëtar, të cilët shkruanin se VV është partia e duhur për të ardhur në pushtet në Kosovë. Kurti ditën e sotme së bashku me kandidatën për Presidente, Vjosa Osmanin kanë folur edhe për “The Guardian”, ku janë shprehur se koalicioni i tyre është shumë i popullarizuar dhe se është pritur shumë mirë nga populli.

Ndërsa kandidatja e AAK-së për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla ka shkruar në Facebook se AAK do t’i japë zgjidhje problemeve të së kaluarës. Kandidati i PDK-së për kryeministër Enver Hoxhaj ditëne s otme ka marrë urime nga ish-sekretari i Oraganizatës për Bashkëpunimin Islamik (OIC), Ekmeleddin İhsanoğlu për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet, ku disa prej tyre janë refuzuar për shkak të problemeve që deputetë kanë pasur me ligjin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Shkurt 2021, 07:40

Erdogan në kurs konfrontimi me rininë

“A janë këta studentë apo terroristë që përpiqen të mësyjnë zyrën e rektorit dhe ta uzurpojnë atë?” Kështu u shpreh presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ...

Bota 7 Shkurt 2021, 22:26

Vota në kurriz të fëmijëve

Të gjithë politikanët, të cilët i keqpërdorin fëmijët për fushatat e tyre, nuk e meritojnë të votohen, thotë Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.Edhe...