Bota

Ndërron jetë diplomati i njohur Shultz, këshilloi Clinton që të bombardonte Serbinë, konfliktet që ka zbutur ndër vite

8 Shkurt 2021, 07:14 Nga DOSJA
Ndërron jetë diplomati i njohur Shultz, këshilloi Clinton që

SHBA– George P. Shultz, ish-Sekretar amerikan i Shtetit për 6 vjet gjatë mandatit të Ronald Reaganit, ka ndërruar jetë. Washington Post shkruan se Shultz mbylli sytë një natë më parë në shtëpinë e tij, në moshën 100-vjeçare. Ishte Instituti Hoover në Universitetin e Stanfordit, ku Dr. Shultz dha kontributin e tij për një kohë të gjatë pasi u dorëhoq si sekretar i shtetit më 1989-ën, ai që njoftoi për këtë humbje.

George P. Shultz, i ka shërbyer presidentëve republikanë, duke nisur që nga Dëight D. Eisenhoëer. Ai njihej si personi që ka ndërhyrë në shuarjen e shumë konflikteve, përfshirë këtu dhe atë mes Kosovës dhe Serbisë. Ishte pikërisht George P. Shultz ai që këshilloi presidentin Bill Clinton që të bombardonte Serbinë.

George P. Shultz ka ndërhyrë për të zbutur edhe konfliktet në Lindjen e Mesme, kur Shtetet e Bashkuara po nënshkruanin një luftë të fshehtë me Amerikën Qendrore dhe marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik nuk ishin ato më të mirat.

Pas një takimi me Ministrin e Jashtëm Sovjetik të atyre viteve, Eduard Shevardandze, Shultz arriti të ‘sheshonte’ mosmarrëveshjet dhe i hapi rrugë për paqe të dy vendeve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george p. shultz nderron jete george p. shultz george p. shultz nderron jete george p. shultz

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 22:26

Vota në kurriz të fëmijëve

Të gjithë politikanët, të cilët i keqpërdorin fëmijët për fushatat e tyre, nuk e meritojnë të votohen, thotë Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.Edhe...