Bota

Moti i keq në Evropë/ 28 persona plagosen në Gjermani, Franca pritet të shpallë gjendjen e katastrofës natyrore

7 Shkurt 2021, 21:51 Nga DOSJA
Moti i keq në Evropë/ 28 persona plagosen në Gjermani, Franca

EVROPË-Europa është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Sipas mediave të huaja, në Gjermani dhe Francë ka pasur përmbytje ku dhjetëra familje janë evakuuar nga banesat e tyre.

Bëhet e ditur, se në Berlin temperaturat kanë arritur deri në -8 gradë, ndërsa ditën e djeshme një prej kampeve më të mëdha të të pastrehëve u evakuua pas parashikimeve për stuhi dëbore. Kryetari i bashkisë Kevin Honcike ka thënë se të gjithë personat e pastrehë do të jenë në ambjente të ngrohta.

“Ne kemi mundur të gjejmë strehë për të gjithë personat e evakuuar dhe do të kujdesemi që t’i akomodojmë duke ruajtur masat e pandemisë COVID-19. Të gjithë personat do të kenë mundësi të shpenzojnë fundjavën në ambiente të ngrohta dhe të mbrojtura” , tha Kevin Honicke, kryetar i bashkisë i Berlinit.

Ndërkohë, si pasojë e motit të keq në Gjermani janë plagosur 28 persona dhe dy janë në gjendje të rëndë. Ndërsa, kryeministri francez Jean Castex pritet të shpallë gjendjen e katastrofës natyrore pas përmbytjeve që përfshinë veriperëndimin e Francës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moti i keq ne evrope moti i keq ne evrope

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 19:46

Kuba hap ekonominë për bizneset private

Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollohet nga shteti. Vendi komunist ka vendosur që të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e s...