Bota

Projekti ambicioz/ Danimarka do të ndërtojë ishullin gjigand në mes të Detit të Veriut, do furnizohen me energji 3 mln sht

7 Shkurt 2021, 21:27 Nga DOSJA
Projekti ambicioz/ Danimarka do të ndërtojë ishullin gjigand

DANIMARKË-Agjencia daneze e Energjisë njoftoi se ka në plan të ndërtojë një ishull artificial që shërben për prodhimin e energjisë.

Ishulli, i cili në fazën e tij fillestare do të ketë madhësinë e 18 fushave të futbollit, do të lidhet me qindra turbina ere në det të hapur dhe do të furnizojë me energji familjet dhe mjediset e gjelbër për t’u përdorur në transportin detar, aviacionin, industrinë dhe transportin e rëndë.

Vendimi ka ardhur, pasi Bashkimi Evropian zbuloi planet për të transformuar sistemin e tij elektrik për t’u mbështetur kryesisht në energjinë e rinovueshme brenda një dekade dhe për të rritur kapacitetin e tij të energjisë së erës në det të hapur 25 herë deri në 2050.

“Ky është me të vërtetë një moment i shkëlqyeshëm për Danimarkën dhe për tranzicionin global të gjelbër. Ishulli do të japë një kontribut të madh në realizimin e potencialit të madh për erën detare evropiane,”-tha Ministri i Energjisë Dan Jorgensen në një konferencë shtypi.

Ndërtimi i ishullit vjen si angazhim ambicioz i Danimarkës për të reduktuar 100% emetimin e dioksidit të karbonit brenda vitit 2050, duke gjetur mënyra alternative për të prodhuar energji. Ky ishull nuk do të sigurojë energji vetëm për danezët por edhe për shtetet përreth si, Gjermania, Britania e Madhe si dhe Zvicra.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota danimar ishulli ne danimark danimar ishulli ne danimark

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 19:46

Kuba hap ekonominë për bizneset private

Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollohet nga shteti. Vendi komunist ka vendosur që të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e s...