Bota

Shpërthim i madh në Athinë, merr flakë Qendra e Tensionit të Lartë në kryeqytetin grek, lë pa energji elektrike një pje

8 Shkurt 2021, 06:56 Nga DOSJA
Shpërthim i madh në Athinë, merr flakë Qendra e Tensionit

GREQI– Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Athinë gjatë mbrëmjes së kaluar. Media greke, Zougla.gr, shkruan se shpërthimi ka ndodhur në zonën e Aspropirgos në nënstacionin qendror që furnizon me energji Athinën, rreth orës 23.00 dhe pothuajse i gjithë kryeqyteti ka mbetur në errësirë.

Shpërthimi i madh i shkaktuar nga një defekt në Qendrën e Tensionit të Lartë të IPTO, ka lënë pa energji elektrike disa qytete në Greqi. Për të shuar zjarrin janë dërguar katër mjete zjarrfikse. Dëmtimi i Qendrës së Tensionit të Lartë Koumoundouros të IPTO shkaktoi probleme serioze në furnizimin me energji elektrike të zonave të mëdha në Atikë dhe Peloponez.

Drejtuesit e IPTO filluan menjëherë operacionin për të rivendosur energjinë elektrike, e cila sipas Ministrit të Mjedisit dhe Energjisë, Costas Skrekas, përfundoi pak pas orës 00.45 të hënën. Nga ana e qytetarëve, kishte edhe thirrje telefonike nga Korinti por edhe nga Kalamata nga ku qytetarët kërkonin të dinin se çfarë ka ndodhur dhe se kur mund tu kthehej enegjia elektrike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni shperthen nënstacioni qendror ne athine shperthim ne athine shperthen nënstacioni qendror ne athine shperthim ne athine

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 22:26

Vota në kurriz të fëmijëve

Të gjithë politikanët, të cilët i keqpërdorin fëmijët për fushatat e tyre, nuk e meritojnë të votohen, thotë Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.Edhe...

Bota 7 Shkurt 2021, 19:46

Kuba hap ekonominë për bizneset private

Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollohet nga shteti. Vendi komunist ka vendosur që të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e s...