Bota

Albin Kurti flet për letrën e Joe Biden: Na njeh mirë! I tregoi qartë Serbisë se duhet të njohë Kosovën

7 Shkurt 2021, 21:05 Nga DOSJA
Albin Kurti flet për letrën e Joe Biden: Na njeh mirë! I tregoi

KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të tyre. Gjatë bashkëbisedimit, qytetarët i kërkuan që të komentonte letrën e Joe Biden për presidentin Vuçiç.

Në fjalën e tij, Kurti tha se Joe Biden është një mundësi e mirë për Kosovën pasi e njihte mirë historinë e vendit. Gjithashtu ai shtoi shtuar se pavarësia e Kosovës është e ditur dhe nuk ka pse të diskutohet.

‘Unë besoj se ne me SHBA-në, duhet të forcojmë marrëdhënien në fushën e ekonomisë dhe ushtrisë. Presidenti Joe Biden është një mundësi e mirë, pasi ai e njeh historinë e Kosovës, ka qenë i përfshirë në zhvillimet politike, djali i tij ka shërbyer në vendin tonë, një rrugë mban emrin e tij. Biden nuk do të ketë logjikën e Donald Trump, ai ka ndjeshmëri për historinë. Ne nuk duhet të neglizhojmë historinë. Statusi i Kosovës dihet, ajo është e pavarur. Duhet të flasim për statusin e Serbisë. Për kushtetutën e saj, e cila ka mbetur prapa,”-ka thënë Kurti. 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi ditëm e sotme, i ka kërkuar Vuçiçit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i Vuçiç, i cili ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti biden per kosoven joe biden leter vucicit njohja e kosoves albin kurti biden per kosoven joe biden leter vucicit njohja e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 19:46

Kuba hap ekonominë për bizneset private

Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollohet nga shteti. Vendi komunist ka vendosur që të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e s...