Politike

Si do të mbahesh mend kur të ikësh? Rama bëhet nostalgjik: I takon kohës, s’i kam përsëritur gabimet, kjo është pika

7 Shkurt 2021, 14:51 Nga DOSJA
Si do të mbahesh mend kur të ikësh? Rama bëhet nostalgjik: I

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “ERtv” lidhur me punën e tij si kreu i qeverisë së vendit përgjatë 2 mandateve. Në fjalën e tij, Rama tha se nuk është dorëzuar nga detyra pasi do që të lërë pas një punë të mirë, edhe pse e pranon se ka bërë gabime. 

Sipas tij, koha do ta tregojë se çfarë do të flasin njërëzit për punën e tij, ndërsa vlerëson faktin që nuk ka përsëritur të njëjtat gabime. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Të gjithë duam të lëmë një gjurmë para se të ikim nga kjo botë, ju për çfarë do të donit të mbaheshit mend?

Edi Rama: Pika ime për të mos u dorëzuar dhe të thënë “ik mo varja fare”. Puna e bërë gjatë kohës që unë merrem me këtë punë, është të kem një impakt që të jetë i fortë për të lënë një kujtim të mirë. Cilat do jenë gjërat specifike që do të thuhen? Sigurisht që kjo është diçka që i takon kohës. Ky është i vetmi motiv në fakt. Nëse do kthehesha nga e para, dhe shumë gjëra do të ishin bërë ndryshe dhe më mirë. Njeriu kur punon, gabon. Dhe mëson nga gabimet. E rëndësishme nuk është të mos gabojë kurrë.  Njeriu gjithmonë gabon, por me rëndësi mos të bëjë të njëjtat gabime. Eksperienca më ka mësuar dhe gabimet e bëra më kanë vlejtur që të bëj gabime të reja por mos përsëris të njëjtat gabime.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne sarande edi rama edi rama ne sarande

Sondazh

Poll

Politike 7 Shkurt 2021, 14:31

SARANDË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për kanalin e tij në Facebook, “ERTV”, për të diskutuar lidhur me turin e tij në jug të vendit përgj...

Politike 7 Shkurt 2021, 08:55

SARANDË- Kryeministri Rama, i pyetur nga një qytetar i cili punon në sektorin e turizmit, lidhur me ndërtimin e terminalit të ri të autobusëve në Tiranë, ë...