Politike

7 Shkurt 2021, 14:31 Nga DOSJA

SARANDË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për kanalin e tij në Facebook, “ERTV”, për të diskutuar lidhur me turin e tij në jug të vendit përgjatë ditëve të fundit. 

Rama është vënë në “siklet” me pyetjen e gazetarit të tij, i cili me shumë kureshtje i ka kërkuar që të dijë cili është sekreti i energjisë së kreut të qeverisë. Për të bërë punën e tij si kryeministër, Rama dha se ka sakrifikuar kohën që mund të kalonte me bashkëshorten e tij, Lindën dhe të birin, Zaho. 

PJESË NGA BISEDA:  

 
Pyetje: I re nga Tepelena në Gjirokastër, tani je më mua në Sarandë. Si ja bën mor burrë i dheut që mban këtë ritëm, kur pushon?

Edi Rama: Është mënyra ime e të jetuarit të politikës, është mënyra ime për të qënë sa të mundëm në lartësinë e nderit të jashtëzakonshëm që më kanë bërë njerëzit duke më vënë në krye. Më motivon dhe energjizon kjo sfidë.

Pyetje: Kur po vija po lexoja një kundërshtarin tuaj, i cili i quante turizëm elektoral?

Edi Rama: Unë zhvilloj këtë turizëm qysh se kur kam hyrë në zyrë. Kur isha në Bashki, turizimin e kisha edhe gjatë natës. Familja ime është pa mua. Unë nuk jam pranë Lindës, Zahos. Është si të thuash një sakrificë në marrëdhëniet me të rëndësishme që e bëj me kënaqësinë e të qenit i zgjedhur për të sjellë ndryshime në të mirë të shumë njerëzve.

(k.m/dosja.la)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne sarande edi rama edi rama ne sarande

Sondazh

Poll

Politike 7 Shkurt 2021, 08:55

SARANDË- Kryeministri Rama, i pyetur nga një qytetar i cili punon në sektorin e turizmit, lidhur me ndërtimin e terminalit të ri të autobusëve në Tiranë, ë...