Bota

Maqedonia e Veriut nënshkruan të hënën marrëveshjen me Kinën për vaksinat anti-Covid, Filipçe: Dozat do të shërbejnë

6 Shkurt 2021, 22:34 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut nënshkruan të hënën marrëveshjen me

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut ditën e hënë do të nënshkruajnë marrëveshjen me Kinën për të marrë vaksinë anti-Covid. Ministri i Shëndetësisë maqedonas Venko Filipçe ka thënë se dozat e siguaruara nga marrëveshja do të shërbejnë për 100 mijë persona. Fillimisht do të vaksinohen punonjësit shendetësor dhe personat mbi 70 vjeç. Ndërkohë që në lidhje me efikasitetin e vaksinës, Filipçe ka thënë se ajo është e sigurtë dhe efektive.

“Dozat e siguruara do të shërbejnë për vaksinimin e 100 mijë personave. Të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësor dhe personat e moshuar mbi 70 vjeç. Pikat e vaksinimit do të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Kjo vaksinë është e sigurt sikur edhe të gjitha vaksinat tjera. Imunizimi është arma më e fuqishme në luftën kundër virusit. Por, duhet të respektohen masat tjera shëndetësore nga ana e qytetarëve, si mbajtja e maskës, distanca fizike, të cilat së bashku me vaksinimin do të mundësojnë mbrojtjen më të mirë nga COVID-19 dhe kapërcimin e pandemisë”, u shpreh Vuçiç.

Që nga fillimi i pandemsië, deri tani në Maqedoninë e Veriut, 94,599 persona janë regjistruar pozitiv, ndërsa 2,916 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vaksinat anti-covid venko filipçe vaksinat anti-covid venko filipçe

Sondazh

Poll

Bota 6 Shkurt 2021, 20:36

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtw vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve (ICC) për një hetim të krimeve të luftës në ter...