Bota

Me flamuj dhe brohoritje, Enver Hoxhaj në Suharekë: Votoni me përgjegjësi për të ardhmen

6 Shkurt 2021, 20:48 Nga DOSJA
Me flamuj dhe brohoritje, Enver Hoxhaj në Suharekë: Votoni me

KOSOVË- Kandidati për Kryeministë nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar ditën e sotme një fushatë elektorale në Suharekë. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj shkruan se me programin që kanë ata do t’i dalin para sfidave. Hoxhaj është pritur ditën e sotme në Suhakerë në mënyrë madhëstore pasi të pranishmit e kanë pritur me flamuj dhe brohorima nga populli.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i udhëheqim ndryshimet që i kërkon koha dhe qytetarët. Dhe besimplotë në programin tonë për t’u prirë sfidave që kemi përpara është tashmë jo vetëm Shiroka, por e gjithë Theranda.Votoni me përgjegjësi për të ardhmen. Votoni #PDK134 #Rimëkëmbje.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 6 Shkurt 2021, 20:36

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtw vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve (ICC) për një hetim të krimeve të luftës në ter...