Bota

Biden mbështet një vendim të Trump, lë Turqinë jashtë programit për të marrë avionët ushtarakë F-35, zëdhënësi i P

6 Shkurt 2021, 20:07 Nga DOSJA
Biden mbështet një vendim të Trump, lë Turqinë

SHBA- Presidenti Joe Biden ka mbështetur një vendim të marrë nga paraardhësi i tij Donald  Trump për politikën e jashtme. Airforcemag shkruan se Biden ka lënë jashtë Turqinë nga programi për të marrë avioniët ushtarakë F-35. Ky vendim i Pentagonit ka ardhur për shkak blerjes nga Turqia të sistemit mbrojtës rus S-400.

“Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. S-400 është i papajtueshëm me F-35 dhe Turqia është pezulluar nga ai program. Turqia kishte mundësi të shumta gjatë dekadës së fundit për të blerë sistemin e mbrojtjes Patriot nga Shtetet e Bashkuara dhe në vend të kësaj zgjodhi të blinte S-400, i cili siguron të ardhura, hyrje dhe ndikim të Rusisë,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

S-400, një sistem rus i lëvizshëm kundër raketave, mendohet se paraqet rrezik për aleancën e NATO-s, si dhe për avionët F-35, platforma më e shtrenjtë amerikane e armëve. Pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, Turqia pranoi baterinë e parë prej katër raketash në korrik 2019. Një javë më vonë, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Turqinë nga programi i avionëve F-35.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota f-35 john kirby f-35 john kirby

Sondazh

Poll