Bota

Hoti nga Ferizaj: Do të fitojmë, kemi planin më të mirë ekonomik

6 Shkurt 2021, 21:47 Nga DOSJA
Hoti nga Ferizaj: Do të fitojmë, kemi planin më të mirë

KOSOVË- Kandidtati për Kryeministër nga rradhët e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar ditën e sotme fushatën elektorale në Ferizaj. Gjatë fjalës së tij, Hoti është shprehur i bindur për fitoren e LDK-së dhe ardhjen e tij në pushtet. Hoti deklaroi se ka bërë shumë plane dhe projekte të mëdha për Kosovën, duke nisur nga liberalizimi i vizave të cilët pritet të përmbyllet gjatë këtij viti. Ai gjithashtu tha se do ta mbyllin këtë vit me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët, gjë që dy kryeministrat e para tij nuk e kanë bërë.

“Ju garantoj që kemi me fitu, kemi me fitu për të mirën e Kosovës, për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe kjo fitore ka me qenë fitore e orientimit euroatlantik të Kosovës. Ne veçse kemi filluar projektet e mëdha për Kosovën, plot të tjera janë duke ardhur. Ne kemi me e përmbyllë vitin 2021 me liberalizim të vizave, sepse neve na besojnë këtë punë. Ne kemi me e përmbyll vitin 2021 edhe me normalizim të marrëdhënieve fqinjësore në proces të dialogut, një proces që dy kryeministrat para meje i kanë ikur, nuk kanë pasur guxim të merren me të. E kemi sistemuar mirë mbi parime të qarta, i kemi hequr nga fjalori disa gjëra që iu rrini qytetarëve mbi krye dhe procesi po shkon në rrugë të mbarë,,” tha Hoti.

Hoti ndër të tjera ka folur edhe për planin ekonomik të LDK-së, ku ka thënë se i kanë mbajtur premtimet e tyre për të rritur pagat dhe gjithashtu ka premtuar rritje të pensioneve dhe asistencave sociale.

“Bizneset e zhvillojnë ekonominë, ne duhet me i ndihmua bizneseve për ta zhvilluar ekonominë, e kështu rriten pagat dhe pensionet. Prandaj, premtimet tona për rritje të rregullt të pagave siç e kemi vendosur ne me ligj në 2016 në bazë vjetore i kemi rrit pagat dhe vazhdojnë të rriten çdo vit pagat varësisht prej rritjes ekonomike që ka vendi. Mbi këtë bazë ne premtojmë që nuk do të ketë asistencë sociale ose pension nën 300 euro sa do të jetë paga minimale. E themi me krenari kur kthehemi edhe në historikun tonë 30 vjeçar të LDK-së sepse janë vlerat tona, vlerat e qytetarëve të Kosovës. E këta tjerët që i kemi përballë kanë angazhuar ekspert të IT-së me i fshi deklaratat e tyre tash e 15 vite që mos me i pa të tjerët çka kanë thënë para 15 viteve. E disa të tjerë që janë ndarë nga familja jonë, disa anëtarë të familjes tonë që janë ndarë tash po thonë publikisht më kanë thënë me thënë ashtu, nuk kam dashur me thënë ashtu po më kanë thënë dhe është dashur. Kjo nuk është mënyra se si del para qytetarëve me kërkua besimin e tyre, ky është mashtrim klasik, ky është mashtrim klasik. Besimi i qytetarëve kërkohet sy me sy me të vërteta, duke u thirr në punën. 31 vjet pa i ndërruar kurrë parimet, pa pasur nevojë me ndërrua as një fjalë të asnjë deklarate që është thënë tash e 31 vite”, tha ai.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti zgjedhjet ne kosove avdullah hoti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 6 Shkurt 2021, 20:36

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtw vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve (ICC) për një hetim të krimeve të luftës në ter...