Bota

Ish-krerët e UÇK-së dorëzojnë në Apel kërkesën për lirim nga paraburgimi, caktohen gjyqtarët të cilët do të marrin

6 Shkurt 2021, 16:40 Nga DOSJA
Ish-krerët e UÇK-së dorëzojnë në Apel

BRUKSEL- Ish-Krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë apeluar refuzimin e kërkesës për lirim me kusht në gjykatën e Apelit. Në vendimin e siguruar nga Gazeta Ekspress thuhet se kërkesa për apelimin e vendimit është dorëzuar në datë 1 shkurt nga avokati i Veselit, ndërsa 2 ditë më vonë është dorëzuar edhe apelimi i tre të akuzuarve të tjerë.

Ndërkohë që pas dorëzimit të kërkesës së tyre Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ka caktuar tre gjyqtarët që do të marrin vendimin për kërkesën e tyre. Ata janë Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen.

Kjo kërkësë e ish-Krerëve të UÇK-së ka ardhur pasi Gjyqtari i Procedurës paraprake Nicolla Goillou në Dhomat e Specializuara e refuzoi kërkesën për lirim me kusht të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi

Sondazh

Poll

Bota 6 Shkurt 2021, 16:07

KOSOVË- 7 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Partitë politike kanë zhvilluar edhe ditën e sotme fushata elektorale në komuna të ndryshme...