Bota

6 Shkurt 2021, 16:07 Nga DOSJA

KOSOVË- 7 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Partitë politike kanë zhvilluar edhe ditën e sotme fushata elektorale në komuna të ndryshme të Kosovës, ku kanë shpalosur programet e tyre të qeverisjes si por edhe nuk i kanë ndaluar akuzat për njëri-tjetrin.

Kreu i VV, Albin Kurti ka vizituar ditën e sotme komunën e Shtërpcës ku është takuar me njerëz të komunitetit serb dhe shqiptarë të cilët janë bërë bashkë për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në lumin që kalon në komunë. Ndërsa kandidati për President, Ramush Haradinaj gjatë fushatës elektorale në Ferizaj i ka bërë presion Aleksandër Vuçiç që të njoh Kosovës, ose do të bëjnë referendum për tu bashkuar me Shqipërinë.

Gjatë fushatës së tij elektorale Bexhet Pacolli ka sulmuar Albin Kurtin dhe ekipin e tij të VV. Qyteti tjetër për fushatën elektorale të PDK-sëm, ishte Suhareka, ku Hoxhaj premtoi zhvillim me anë të programit të tij. Në komunën e Ferizajt, ditën e sotme ishte Avdullah Hoti ku u shpreh i bindur për fitore dhe tha se plani i tij ekonomik është më i miri.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet, ku disa prej tyre janë refuzuar për shkak të problemeve që deputetë kanë pasur me ligjin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll