Bota

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës: Vaksina po vjen, normaliteti rikthehet në qershor e korrik

6 Shkurt 2021, 13:05 Nga DOSJA
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës: Vaksina po vjen,

KOSOVË – Ministri Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj është shprehur se normaliteti në vend pritet të rikthehet në muajt qershor apo korrik, pas ardhjes së vaksinave.

Gjatë një vizite në Spitalin e Vushtrrisë, Ministri Zemaj tha se presin që gjatë këtij viti të angazhohen 1000 persona staf i mesëm në spitalet e Kosovës.

Iu kemi dhënë zgjidhje shumë problemeve që kanë qenë të trashëguara. Ekspertët tanë, politikat e MSH-së, arritën ta vënë në përdorim plazmën për trajtim me COVID-19. Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthehemi normalitetit në vend. 1000 persona staf të mesëm do  t’i angazhojmë gjatë këtij viti”, tha ndër të tjera ministri.

Për Kosovën, COVAX ka planifikuar 100 mijë e 800 doza nga kompania farmaceutike AstraZeneca.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj vaksinimi ne kosove armend zemaj vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll