Bota

Blerja e sistemit të raketës ruse, Biden mban qëndrim të ashpër ndaj Turqisë

6 Shkurt 2021, 13:58 Nga DOSJA
Blerja e sistemit të raketës ruse, Biden mban qëndrim të

SHBA– Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus.

Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje.

Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë të mos e mbajë sistemin S-400“, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Turqia e bleu sistemin S-400 nga Rusia në vitin 2019.

Ky bashkëpunim u bë pasi Ankaraja nuk arriti të pajtohet me kushtet e Shteteve të Bashkuara për blerjen e sistemit mbrojtës amerikan, të cilin e kanë zgjedhur shumica e vendeve anëtare të NATO-s. Blerja e sistemit rus tensionoi raportet midis Uashingtonit dhe Ankarasë.

SHBA-ja tha se një bashkëpunim i tillë ushtarak me Moskën nga ana e Turqisë ishte i papranueshëm për NATO-n. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan gjithashtu se kjo do të rrezikonte sigurinë e teknologjisë ushtarake dhe personelit amerikan si dhe atë të Turqisë.

Por, Turqia nuk u tërhoq nga vendimi i saj. Si kundërpërgjigje Shtetet e Bashkuara pezulluan pjesëmarrjen e Ankarasë në programin e blerjes së aeroplanëve F-35, por në ndërkohë vazhduan të negociojnë.

Shtetet e Bashkuara u zemëruan edhe më shumë kur në tetor të vitit 2020, Turqia filloi testimin e sistemit raketor rus.

Pentagoni në atë kohë tha se ky veprim rrezikonte të kishte pasoja serioze për marrëdhëniet SHBA-Turqi.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erdogan joe biden marredhenia shba-turqi erdogan joe biden marredhenia shba-turqi

Sondazh

Poll