Aktualitet

Covid në Kosovë! Ndërron jetë një person, 321 të tjerë rezultojnë pozitivë me virusin

6 Shkurt 2021, 14:11 Nga DOSJA
Covid në Kosovë! Ndërron jetë një person, 321 të

KOSOVË– Një person ka humbur jetën nga Covid gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ndërkohë janë regjistruar 321 rast të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 62 mijë e nëntë dhe një mijë e 520 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53 mijë e 768 raste. Numri i rasteve aktive në vend është gjashtë mijë e 721.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 122 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 24 raste, Pejë 15 raste, Lipjan 14 raste, Gjilan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime, Skenderaj dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll