Forcat ‘Shqiponja’ ndjekin 25 vjeçarin dhe i gjejnë armë dhe 7 fishekë në ‘Benzin’ e tij, arrestohen dhe 5 shoferë
6 Shkurt 2021, 10:30Nga DOSJA
LEZHË – 6 drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës gjatë 24 orëve të fundit.
Njëri pjej tyre, A. Z., 25 vjeç, i ka ikur forcave ‘Shqiponja’ në momentin kur efektivët i kanë bërë shenjë ndalimi. Pasi u kap në fshatin Shullaz të Kurbinit, policia njofton se në mjetin e tij tip ‘Benz’ është gjetur një armë zjarri dhe 7 fishekë.
Po ashtu, 5 persona të tjerë, K.M., 21 vjeç, B.K., 21 vjeç, E.M., V. Gj., 27 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe Kurbin, janë arrestuar pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet e tyre pa leje drejtimi.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh. Njëri prej tyre qarkullonte me armë zjarri në mjet.
Strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave, kanë shtuar kontrollet në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që qarkullojnë me sende të jashtëligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për shtetas që qarkullojnë me armë zjarri në automjet.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, në Kurbin, forca e pocaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një mjetit tip “Benz”, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen. Sherbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur të bëjnë bllokimin e tij në fshatin Shullaz, Kurbin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet dhe u sekuetrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me krehër me 7 fishekë.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit A. Z., 25 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje “dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë “.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit rrugor në DVP Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
-K.M., 21 vjeç, B.K., 21 vjeç, E.M., V. Gj., 27 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe Kurbin, pasi në Shëngjin, në qytet Lezhë dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot-Kurbin janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet e tyre pa leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorive Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GRAMSH–Sokol Novaku, shefi i krimeve në Komisaritin e Policisë së Gramshit është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës së tij. Tashmë familja e tij është largu...
TIRANË-Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona, mes tyre dhe një person i cili ishte i shpallur në kërkim kombëtar.Kështu në pranga ka rënë: G....
DURRËS– Një person është gjetur i mbytur në breg të detit në Durrës mëngjesin e sotëm.Sipas policisë, viktima është identifikuar i seksit mashkull, r...
ITALI– Një kthesë e parë e rëndësishme në hetimet për zhdukjen e Davide Pecorellit, vjen saktësisht një muaj pasi sipërmarrësi dhe ish-arbitri u zhduk. Sipas me...
GREQI– ‘Truri’ i arratisjes së Alket Rizait dhe Vasilis Paleokostas me jelikopter nga burgu ka rënë në prangat e policisë greke! 44-vjecari shqiptar, është arre...
TIRANË– Mot i mirë rezervohet ditën e sotme! Pas ditëve me shi duket se e shtuna premton kohë mjaft të mirë. Në këtë mënyrë, ata të cilët kanë planif...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet me kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për kërcënimin e jetës së shefit të krimeve në Gramsh, Sokol Nova...