Aktualitet

Kërcënimi ndaj Sokol Novakut, familja e tij largohet nga Gramshi, merren në mbrojtje nga policia

6 Shkurt 2021, 10:28 Nga DOSJA
Kërcënimi ndaj Sokol Novakut, familja e tij largohet nga Gramshi,

GRAMSH–Sokol Novaku, shefi i krimeve në Komisaritin e Policisë së Gramshit është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës së tij. Tashmë familja e tij është larguar nga qyteti i Gramshit dhe është marrë në mbrojtje nga policia.

Mësohet se persona të paidentifikuar e kanë kërcënuar se do ta djegin të gjallë, e do ta bëjnë ushqim për derra, bashkë me familjen. “..Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. Kena për të q* robt, i ke ditët e numërume,”– shkruhet në mesazhin që ka marrë Sokol Novaku.

Vetëm dy ditë më parë, Novaku ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë. Novaku ka mbajtur detyrën e shefit të sektorit të lëndëve narkotike në Elbasan, ndërsa më herët ka qenë edhe shef i komisariatit Nr.2 në Tiranë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kercenohet shefi i krimeve sokol novaku sokol novaku kercenohet shefi i krimeve sokol novaku sokol novaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2021, 06:11

Titujt kryesorë të portaleve, 6 shkurt 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet me kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për kërcënimin e jetës së shefit të krimeve në Gramsh, Sokol Nova...