Vrasje e mbetur në tentativë, pjesëmarrje në grup kriminal dhe drogë, ekstradohen tre shqiptarë nga Italia dhe Gjermania (
6 Shkurt 2021, 11:30Nga DOSJA
TIRANË– Leonard Kodra, 47-vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve” do ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë. Veprën penale Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 5 vite burg.
Po ashtu, Interpoli bën me dije se M.GJ 26 vjeç nga Durrësi është ekstraduar drejt Italisë ku kërkohej për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe shkelje e ligjit “Për Armët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë dhe ligji “Për drogat”.
Drejt Gjermanisë është ekstraduar dhe 25-vjeçari S. K., banues në Kosovë, i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”.
Falë bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me zyrat homologe janë ekstraduar 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Leonard Kodra, 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim e datës 28.09.2016 e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Është ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar S. K., 25 vjeç, banues në Kosovë, i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”.
Gjithashtu, është ekstraduar drejt Italisë, shtetasi M. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, sepse Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, i ka caktuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe shkelje e ligjit “Për Armët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë dhe ligji “Për drogat”.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Porti i Durrësit është ndërtuar prej shekujsh, por dikur është shfrytëzuar pak ndër vite. Shpesh është konsideruar si lidhja e vetme me botën perën...
DUBAI– Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë refuzuar ekstradimin e Plaurent Dervishajt për në Shqipëri. Dervishaj është liruar ditën e djeshme nga gj...
GRAMSH–Sokol Novaku, shefi i krimeve në Komisaritin e Policisë së Gramshit është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës së tij. Tashmë familja e tij është largu...
TIRANË-Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona, mes tyre dhe një person i cili ishte i shpallur në kërkim kombëtar.Kështu në pranga ka rënë: G....
DURRËS– Një person është gjetur i mbytur në breg të detit në Durrës mëngjesin e sotëm.Sipas policisë, viktima është identifikuar i seksit mashkull, r...
ITALI– Një kthesë e parë e rëndësishme në hetimet për zhdukjen e Davide Pecorellit, vjen saktësisht një muaj pasi sipërmarrësi dhe ish-arbitri u zhduk. Sipas me...