Aktualitet

Në kërkim për vrasjen e Klodian Saliut! Autoritetet e Dubait lirojnë Plaurent Dervishaj, refuzojnë ekstradimin, shkak vones

6 Shkurt 2021, 10:40 Nga DOSJA
Në kërkim për vrasjen e Klodian Saliut! Autoritetet e Dubait

DUBAI– Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë refuzuar ekstradimin e Plaurent Dervishajt për në Shqipëri. Dervishaj është liruar ditën e djeshme nga gjykata me argumentin se materialet nga Shqipëria kanë mbërritur me vonesë. SPAK ende nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim as policia e shtetit.

Kërkesa për ekstradim të autoriteteve shqiptare është firmosur që në datë 21 dhjetor 2020 nga ministrja e Drejtësisë, Etlinda Gjonaj. Autoritetet e drejtësisë kishin nisur procedurat për ekstradimin e shqiptarit të akuzuar, por shkak për lirimin e Dervishajt është bërë vonesa në letërporosinë e mbërritur në Dubai nga Shqipëria.

Lexo të plotë dokumentin

Lexo të plotë kërkesën

Arrestimi i Dervishajt është bërë nga Interpol ABU DHABI (Emiratet e Bashkuara Arabe), pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga ana e ZQK Interpol Tiranës, mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit ‘’Arrest në burg’’ për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plaurent dervishaj plaurent dervishaj

Sondazh

Poll