Aktualitet

Lëvizte i armatosur dhe me doza kokaine, arrestohet i riu në Durrës, ishte dënuar më parë në Gjermani

6 Shkurt 2021, 08:37 Nga DOSJA
Lëvizte i armatosur dhe me doza kokaine, arrestohet i riu në

DURRËS- Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur dhe me doza kokaine gati për shitje.

I riu me  inicialet Sh.H., rezulton të jetë i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënkalimi”. 

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave më kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe ushtronte veprimtarinë kriminale të shprëndarjes së drogave të forta, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Sh. H., 29 vjeç, banues në Maminas, Durrës, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Sh. H. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Volkswagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje arrestohet 29 vjecari durres trafikim i lendeve narkotike armembajtje pa leje arrestohet 29 vjecari durres trafikim i lendeve narkotike

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2021, 06:11

Titujt kryesorë të portaleve, 6 shkurt 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet me kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për kërcënimin e jetës së shefit të krimeve në Gramsh, Sokol Nova...