Aktualitet

HARTA LIVE/ Koha në favorin tonë! Mot me diell, temperatura të ngrohta përgjatë gjithë ditës së sotme

6 Shkurt 2021, 06:16 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Koha në favorin tonë! Mot me diell, temperatura të

TIRANË– Mot i mirë rezervohet ditën e sotme! Pas ditëve me shi duket se e shtuna premton kohë mjaft të mirë. Në këtë mënyrë, ata të cilët kanë planifikuar për këtë të shtunë, moti do i favorizojë duke qenë i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare. Gjithashtu priten edhe temperatura të ngrohta sidomos ato të mesditës.

Megjithatë, ky mot nuk do te jetë kështu ditën e nesërme pasi do të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë dita e hënë do të nisë me mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut reshjet e shiut në periudha kohore të caktuara pritet të jenë me intensitet të lartë.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare 3-10m/s dhe nga orët e mesditës të ditës së Diel deri në orët e mesditës të ditës së Hënë fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 6 shkurt 2021 parashikimi i motit 6 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2021, 06:11

Titujt kryesorë të portaleve, 6 shkurt 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet me kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për kërcënimin e jetës së shefit të krimeve në Gramsh, Sokol Nova...