Politike

Diplomati maqedonas flet pas takimit me Bashën: Raportet mes dy shteteve kanë kaluar në miqësi të përhershme!

5 Shkurt 2021, 14:26 Nga DOSJA
Diplomati maqedonas flet pas takimit me Bashën: Raportet mes dy shteteve

TIRANË– Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar në nivelin e partneritetit dhe mbështetje të ndërsjelltë.

Kryediplomati maqedonas shtoi se tashmë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është vendosur një miqësi e përhershme.

Falënderoj z.Basha për këtë takim miqësor dhe konstruktiv Është kjo vizita e parë zyrtare në Shqipëri si ministër i Jashtëm. Ashtu sic theksova dhe më parë, raportet tona ndërshtetërore moti kanë kaluar nivelin e fqinjësisë së mirë, por janë shndërruar në një partneritet, miqësi të përhershme, një mbështetje të ndërsjellë, që tejkalon kufijtë e komunikimit zyrtar, por ka një afërsi mes njerëzve, në dy anët e kufirit, ndërmjet bizneseve, ndërmjet sektorit civil, por natyrisht edhe institucioneve e partive politike, dhe gjithë kjo në interes të bashkëpunimit bilateral, por edhe impaktit rajonal që ky bashkëpunim reflekton më tej, dhe aspiratave tona evropiane”, tha Osmani.

Më herët gjatë ditës së sotme Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani u takua dhe me presidentin Ilir Meta në ambientet e presidencës ndërsa në orët e para të mëngjesit me homologen e tij Olta Xhaçka.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike buajr osmani lulzim basha buajr osmani lulzim basha

Sondazh

Poll