Politike

‘Ku ishte kjo?’/ Edi Rama futet brenda Kalasë së Tepelenës, habitet nga ajo që shikon, batutat me banorët: Nuk je i bes

5 Shkurt 2021, 12:20 Nga DOSJA
‘Ku ishte kjo?’/ Edi Rama futet brenda Kalasë së

TEPELENË– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Tepelenë aty ku ka inspektuar punimet dhe investimet e bëra në kalanë e Ali Pashës që sipas tij po del më në fund në pah pasi ishte pushtuar nga ferrat dhe abuzimet me ndërtimet.

‘Do të fillojë tani ndërhyrja e brendshme, që shtëpitë brenda të kthehen në objekte të integruara pa i prekur nga ana e hapësirave të jetueshme por duke bërtë ndërhyrje që i sjellin në një formë që e sjellin Kalanë në një atraksion fantastik. Se nuk mund ti prishim, këtu janë këto elementët, këto platformat që dalin për të gjithë spektaklin.’- tha Rama.

Kreu i qeverisë shkëmbeu batuta me një banor të zonës, duke e quajtur shumë socialist, ndërsa ai ia ktheu se është “socialist i përtej 90-ës”.

Biseda

Banori: Këto zona do kenë zhvillim të paparë në tërë këto 30 vjet. Meritë personale tuaj në drejtimin e qeverisë. Njëkohësisht dhe menaxhimin perfekt që i bëni shtetit.

Rama: Qenke shumë socialist ti. Nuk je i besueshëm.

Banori: Unë jam i 90-ës, i përtej 90-ës.

Peci: Banesat, problem social do përpiqemi të mos krijojmë.

Rama: Karburant në hyrje të kalasë! Ja urdhëro. Bëhet karburant në hyrje të kalasë! Nuk mund të rrijë peng e karburantit gjithë ndërtimi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne tepelene edi rama edi rama ne tepelene

Sondazh

Poll