Politike

“Më vrave nënën”, Berisha i përgjigjet Nanos pas akuzave: Miq, fajin e ka Saliu! ( I nxjerr videon kur shante Ramën ‘

5 Shkurt 2021, 11:33 Nga DOSJA
“Më vrave nënën”, Berisha i përgjigjet Nanos pas

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili e bëri fajtor dje për një sërë zhvillimesh në politikë por edhe tek Nano personalisht. “Miq, Fajin e ka Saliu!! sb”,-shkruan Berisha në postimin bashkëngjitur videos, e cila është edhe “përgjigjia” e tij për akuzat e Nanos.

Në videon e shpërndarë nga ish-kryeministri janë disa deklarata të vjetra të ish-kryeministrit Fatos Nano, kur sulmonte Edi Ramën, dhe e përshkruante atë si “refugjat’.

“Edi Rama ka një problem moral. E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse. Unë mund të kem bërë shumë gjëra por e nxorra nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”.-thotë Nano në videon e postuar nga Berisha.

Por çfarë tha dje Nano për rivalin e tij të vjetër në politikë?

Në një rrëfim pas gati 10 vitesh, Fatos Nano tha në “Opinion”, se Sali Berisha për ndikimin e tij në politikë është një “kafshë politike”, që ka ushqyer në 30 vite konfliktin. Nano e bëri fajtor Berishën për burgosjen e tij, ndërsa tha se ish-kryeministri i vodhi 4 vitet më të bukura të jetës, nga mosha 39 deri në moshën 43 vjeçare. Nano tha se Berisha është fajtori i vdekjes së nënës së tij, pasi kur Nano u arrestua, e ëma i premtoi se do e priste.

“Sali Berisha më ka vjedhur katër vitet më të bukura të pjekurisë time. 39 deri në 43 vjeç. Sali Berisha…mund të thuash me plot gojën që më ka vdekur nënën…kur u nisa në Prokurori, i thashë ‘mund të vonohem’. Të kuptoj bir, më tha, do të të pres dhe i ra një pikë lot. Deri kur filluan disa rrëmuja dhe dolën fjalë që mund të lirohej Nano….Por ato fjalë i rrëzoi Berisha dhe me atë zemër që kishte ajo, aq duroi dhe dha shpirt. Mora djalin që kisha aty dhe i thashë ‘unë më duket s’po vij, merr një kasetë dhe regjistro mesazhin tim’. Mesazhi që regjistrova ishte: Sali Berisha, pse më vrave nënën? Dhe tek varri, isha vetë prezent, mund të thoja ç’të doja, por aty e keni dëgjuar vetë, falenderova autoritetet për mundësinë që më dhanë të isha prezent. Dhe këtu përplasen dy efektet e burgut. Më bëri më tolerant,”- tha Nano dje në një intervistë që ka ngjallur debat në rrjet por edhe në media dhe politikë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos nano sali berisha fatos nano sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2021, 08:38

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një familje për të dëgjuar nga afër shqetësimet, por edhe për të ndarë me ta planin e PD...