Politike

Rudina Hajdari: Zgjodha të garoj në Elbasan se është 20 minuta larg Tiranës

5 Shkurt 2021, 12:34 Nga DOSJA
Rudina Hajdari: Zgjodha të garoj në Elbasan se është 20

TIRANE- Deputetja Rudina Hajdari ka vendosur të garojë nën siglën e Nisma Thurje në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në një intervistë që ka dhënë sot për Report Tv, Hajdari ka rrëfyer edhe arsyen pse ka garuar në Elbasan dhe ka zgjedhur këtë qark. Ajo thotë se largësia e Elbasanit me Tiranën është 20 minuta dhe kjo e ka bindur të garojë atje, sipas saj për t’i dhënë më shumë vëmendje.

“Është një qark 20 minuta jashtë Tiranës dhe duhet të ketë më shumë vëmendje. Duke parë dhe rrënjët që kam aty. Potencialin ekonomik që ka. Dhe shumë gjëra të tjera për të cilat ne duhet të punojmë fort për ti dhënë një fytyrë më të bukur, për të gjithë ata elbasanllinj që duan të qëndrojnë aty”, tha ajo për Report Tv.

Ajo ka folur edhe për garimin e Taulant Ballës përballë Gazment Bardhit, duke thënë se të dy nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre.

“E shikoj si një sfidë që duhet patjetër punuar. Ata nuk kanë përmbushur premtimet që kanë bërë gjatë fushatave elektorale. Kjo më jep besim për të krijuar një profil sa më të besueshëm. Qarku i Elbasanit është një nga qarqet më të varfëra.”-tha Hajdari.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gafat e rudina hajdarit rudina hajdari gafat e rudina hajdarit rudina hajdari

Sondazh

Poll