Politike

Super-DOSJA në Elbasan, kush është prokurori që nuk mbyll punë? Artan Hoxha: Ia kërkoi SPAK e nuk ia dha, e përmendi krye

5 Shkurt 2021, 12:59 Nga DOSJA
Super-DOSJA në Elbasan, kush është prokurori që nuk mbyll

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka denoncuar një prokuror në Elbasan, që sipas tij po mban ‘peng’ një dosje të bujshme kriminale. Hoxha pretendon se hetuesi, emrin e të cilit nuk e ka përmendur, nuk po zhvillon hetime edhe pse ka material për të çuar deri në fund punën e tij. Në një intervistë për “Abc”, Hoxha u shpreh se dosjen e ka kërkuar dhe Prokuroria e Posaçme por hetuesi nuk ka pranuar që të delegojë çështjen. 

Kemi një konflikt në Elbasan, ka bërë një seri vrasjes të forcave të Policisë së Shtetit. Hetimi nuk ka ecur më tej. Një shtetas ka statusin e bashkëpunëtorit. Është përmendur nga Rama se kanë 6 muaj që ruheshin. Prokurori i çështjes, ka goxha material. Ervis Bardhi tregon si është bërë vrasja. Nuk çoi organizatorët dhe financuesit. Këtë dosje e ka kërkuar SPAK dhe nuk i është kaluar. Ky prokuror nuk ia ka kaluar SPAK. Nuk i di arsyet. Gjykata e Elbasanit ia ka kthyer mbrapsht dosjen për të pyetur 14 persona të tjerë,”-tha Hoxha. 

Kush është Ervis Bardhi?

Ervis Bardhi, i arrestuari në vitin 2019 për vrasjen e ndodhur në vitin 2012 ka rrëfyer të gjithë krimin për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirin. I arrestuari dhe bashkëpuntori i prokurorisë ka treguar se ditën e ngjarjes ai dhe Olsi Leku, kanë hipur në katin e pestë të një pallati dhe kanë vrarë Gentian dhe Nezir Beqirin.

Bardhi, në dëshmi ka nxjerë dhe tre emra të tjerë të anëtarëve të familjes Çapja, por ata nuk janë arrestuar. Për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur 8 vite më parë, janë arrestuar tre persona: Etien Cani, Ervis Bardhi dhe, Olsi Leku.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha elbasan ervis bardhi artan hoxha elbasan ervis bardhi

Sondazh

Poll