Politike

Anila Denaj ‘mahnitet’ nga Noizy: Reperi i talentuar ka 8 marka të njohura, sipërmarrës i njohur

5 Shkurt 2021, 11:07 Nga DOSJA
Anila Denaj ‘mahnitet’ nga Noizy: Reperi i talentuar ka 8 marka

TIRANË– Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka ndarë në profilin e saj të ‘Facebook’ një foto të reperit Noizy për të cilin shkruan se është një shembull për të gjithë. Ajo shkruan se Noizy nuk është vetëm këngëtar, kompozitor mirëpo dhe një sipërmarrësh shumë i njohur në vend. Denaj bën të ditur se reperi ka të regjistruar 8 marka kombëtare që njihen dhe në botë. Në fund, ministrja shkruan se ndërgjegjësimi për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale, nga personazhet publike, është shembull për të gjithë sipërmarrësit.

POSTIMI I PLOTE:

Noizy nuk është vetëm një këngëtar, kompozitor, por dhe sipërmarrës i njohur shqiptar.
3 vjet më parë nisi rrugëtimin e tij me kompaninë e veshjeve “Illyrian Bloodline” në Tiranë, Durrës, Prishtinë, Prizren, Tetovë etj.. Së fundi edhe me  restorantin Zins, në Durrës.Sot ka të regjistruara 8 marka kombëtare, që njihen edhe në bote. Ndërgjegjësimi për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale, nga personazhet publike, është shembull për të gjithë sipërmarrësit.

(A.B;F.G./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj noizy anila denaj noizy

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2021, 08:38

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një familje për të dëgjuar nga afër shqetësimet, por edhe për të ndarë me ta planin e PD...