Politike

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy vendeve, do hapim degën e

5 Shkurt 2021, 09:55 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Ramë dakord

TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani i cili ka ardhur ditën e sotme në Tiranë. Në këtë takim është folur për marrëdhëniet e mira mes të dyja shteteve dhe angazhimin e tyre të përbashkët për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalës së tij Osmani tha se po ndjekin me vëmendje dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, e cila do t’i hapte rrugë sipas tij një Ballkani të sigurt dhe të qëndrueshëm.

“Jemi të interesuar për dialogun Prishtinë – Beograd, e mbikëqyrur nga BE-ja dhe SHBA-ja që do të hapë një hap serioz drejt një Ballkani të qëndrueshëm. Në këtë drejtim pata nderin t’ia prezantoj ministres marrëveshjen trepalëshe që iniciohet nga vendi ynë. Të tre vendet, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bullgaria mund të gjejnë një forum të rëndësishëm. Temë e diskutimit ishte dhe forumi i Prespës për dialog, promovimin e multikulturalizmit në rajon si një sfidë e rëndësishme për Ballkanin. Sot do të nënshkruajmë dhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e diasporës, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Ramë dakord se do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy vendeve për ti hapur rrugë investimeve. Degën e kulturës që është në Maqedoninë e Veriut do e hapim në Tiranë”, tha Osmani.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar osmani bujar osmani ne tirane olta xhacka bujar osmani bujar osmani ne tirane olta xhacka

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2021, 08:38

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një familje për të dëgjuar nga afër shqetësimet, por edhe për të ndarë me ta planin e PD...