Politike

Kryemadhi e VENDOSUR: Unë nuk ja jap votat Lulzim Bashës nëse ai nuk pranon planin tim me 5 pika 

4 Shkurt 2021, 21:28 Nga DOSJA
Kryemadhi e VENDOSUR: Unë nuk ja jap votat Lulzim Bashës nëse ai

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizj Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, me plot bindje ka thënë se nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e pranon në bashkëqeverisje planin e saj me 5 pika për ekonominë, atëherë ajo nuk ja jep votat e partisë.  E ftuar në emisionin “Open” Kryemadhi ka thënë se plani me 5 pika i LSI-së është i panegociueshëm. 

PJESË NGA BISEDA: 

Kryemadhi: Unë kam planin tim me 5 pika. Është i panegociueshëm. Nëse Basha nuk e pranon këtë planin tim me 5 pika nuk ja jap votat.

Pyetje: Çfarë do bëni ju? Do rrëzoni qeverinë e Bashës?

Kryemadhi: Çfarë? Jo, unë s’ja jap votat Bashës nëse nuk e pranon këtë plan me 5 pika. Janë të panegociueshme. Ky (Arjon Sulo) le ta mbylli gojën tani dhe të flas unë. Ky s’të lë të mbarosh logjikën dhe bën matematikë. Taksa 5% formalizon ekonominë. Formalizimi i eekonomisë do të thotë që oligarkët që bëjnë transaksione fiktive, do e pësojnë. Formalizim do të thotë më shumë investime në arsim. Do dyfishojmë pensionet duke ia marrë lekët këtyre oligarkëve.

Plani me 5 pika i LSI

-Çdo fëmijë do ketë në llogarinë e tij 1000$ që kur lind deri në moshën 25 vjeç.

-1% e të ardhurave do t’i merren 200 kompanive VIP dhe do të shkojnë për arsimin.

-5% e shpenzimeve të çdo familje do të rimbursohet nga shteti.

-Përjashtimi nga taksat i çdo familje me të ardhura nën 35 mijë lekë të vjetra

-Arsimi do mbështetet me 5% të prodhimit të brendshëm bruto. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 4 Shkurt 2021, 21:24

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar se si e ka ftuar kryeministrin aktual Edi Rama që të bëhej pjesë e politikës në Shqipëri. Në një inter...