Aktualitet

Arrestohen në Kakavijë dy shqiptarë të shpallur në kërkim

4 Maj 2019, 16:37 Nga DOSJA
Arrestohen në Kakavijë dy shqiptarë të shpallur në

KAKAVIJË- Policia kufitare në Kakavijë, ka vënë ditën e sotme dy persona në pranga, të shpallur në kërkim.

Burime i thanë Dosja.al, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë verifikimit të udhëtarëve të autobusëve në hyrje të Shqiërisë, policia ka arritur të vërë në pranga shtetasin me inicialet Xh.A. 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dënar me 3 vjet e 4 muaj burg për verpën penale, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Për këtë ai është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ndërsa pasditen e sotme, është ndaluar shtetasi me inicialet E.H. 23 vjeç, banues në Sarandë, pasi rezulton i dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore”. 23-vjeçari mësohet se është deportuar nga Greqia, pasi është kapur pa dokumente.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptare kakavije arrestohen dy shqiptare kakavije

Sondazh

Poll