Aktualitet

Kush është Barush Bregu, zbulohet e shkuara kriminale, super i rrezikshmi i Shkodrës dhe LIDHJET e tij me Bajrajt

4 Maj 2019, 15:53 Nga DOSJA
Kush është Barush Bregu, zbulohet e shkuara kriminale, super i

TIRANE- Dosja.al zbulon detaje nga profili i 33-vjeçarit të arrestuar sot nga policia e Shtetit. Barush Bregu, sipas burimeve të Dosja.al është vënë nën hetim që prej muajit gusht 2018, kur një seri ngjarjesh kriminale kishte përfshirë qytetin e Shkodrës.

Bregu, akuzohet se është pjesë e grupit kriminal të Bajrajve, që u arrestuan vjeshtën e 2018-ës në operacionin OAZ. Gjatë këtij operacioni, atij iu gjet në banesën e tij në Shkodër, një armë, që nuk dihet ende nëse është e tij.

Bashkë me Bajrjajt, ai akuzohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet por që ende nuk janë zbardhur.

Ai është i dënuar me 4 vite burg për kultivim narkotikësh.

33-vjeçari, i konsideruar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë, fshihej prej disa javësh në një banesë me qira në katin e fundit të një pallati tek Komuna e Parisit.

Ai akuzohet sipas banorëve të zonës dhe ka lëvizur disa herë i armatosur në publik.

Për arrestimin e tij u angazhuan forcat Shqiponja, Reparti RENEA dhe FNSH, bashkë me efektivë të policisë së Shtetit. Ai kishte 10 ditë që ishte nën vëzhgim nga policia.

Bashkë me  Barush Bregun u prangos edhe një i ri që dyshohet se e ka ndihmuar të fshihet.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet barush bregu grupi i bajrajve superoperacion tek komuna barush bregu grupi i bajrajve superoperacion tek komuna

Sondazh

Poll