Bota

Zgjedhjet në Kosovë, emigrantët do të votojnë nga 67 vende në botë

4 Shkurt 2021, 18:44 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, emigrantët do të votojnë nga 67

KOSOVË- 67 vende në botë do të mund të votojnë emigrantët në zgjedhet e 14 shkurtit në Kosovë. Në listën e siguruar nga Telegrafi janë plotë 67 vende të ndryshme në të gjithë botën që shqiptarët e Kosovës mund të hedhin votën e tyre me anë të postës.

Disa nga vendet që mund të votojnë qytetarët e Kosovës janë” Gjermania, Zvicra, Austria, Franca, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, SHBA-të, Belgjika, Kroacia, Sllovenia, Japoni, Meksikë, Lituani, Panama, Somali, Kosta Rikë. Në zgjedhjet e këtij viti do të marrin pjesë 102,100 persona, të cilët janë regjistruar në KQZ.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll