Aktualitet

4 Shkurt 2021, 09:53 Nga DOSJA

ITALI– Në Itali ka nisur marrja në pyetje e të gjithë personave që dolën të përfshirë në përgjimet e grupit të mafias ‘Ndrangheta’. Prokuroria e Katanzaros është ajo që po merr në pyetje personat që tashmë janë nën hetim.

Bëhet e ditur se ish-europarlamentari e sekretari i Partisë UDC (Bashkimi Demokristian) Lorenzo Cesa, nuk ka pranuar të merret në pyetje nga Prokuroria e Catanzaros e ka kërkuar të referoj mbi versionin e tij të fakteve vetëm nga Prokuroria e Antimafias, drejtuar nga Prokurori Nicola Gratteri.

Gjithashtu është marrë në pyetje dhe personi kyç në këtë megahetim, “Princi i Ndranghetas”, Antonio Gallo , sipërmarrësi që pastronte paratë për llogari të mafias kalabreze. Por Gallo, në prani të avokatit të tij, nuk ka pranuar të flas para prokurorëve e aktualisht ndodhet nën masën e arrestit me burg.

Ndranheta, është grupi në fokus të mediave italiane dhe atyre shqiptare pasi në përgjimet e zbuluara janë përmendur disa politikanë shqiptarë mirëpo pa emra. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacioni ne itali pergjimet e ndraghetes megaoperacioni ne itali pergjimet e ndraghetes

Sondazh

Poll