Aktualitet

Sherri për vendin e parkimit, Hoxha bën postimin pas ndalimit në komisariat: I jap gjithkujt atë qe kërkon dhe meriton

4 Shkurt 2021, 09:13 Nga DOSJA
Sherri për vendin e parkimit, Hoxha bën postimin pas ndalimit në

TIRANË– Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.1 të Tiranës pasi u konfliktuar fizikisht me një person. Pak orë më pas ai shkroi në rrjetin social ‘Facebook’ se jeta e ka mësuar që ti japë kujdo atë që kërkon dhe meriton.

“Jeta dhe praktika me ka mesuar qe ti jap gjithkujt ate qe kerkon dhe meriton”

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme tek ish-Tregu Elektrik në Tiranë, për një vend parkimi të automjetit. Ende nuk dihet saktësisht si ka rrjedhur debati që ka bërë që Hoxha dhe personi tjetër të përleshen fizikisht e të përfundonin në polici.

Policia u lajmërua nga dëshmitarët që kanë parë sherrin dhe më pas, uniformat blu bënë të mundur shoqërimin e Hoxhës në komisariatin nr.1 të Tiranës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florenc hoxha florenc hoxha

Sondazh

Poll