Aktualitet

Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ Policia e Shtetit ‘ngre në këmbë’ Fierin, Vlorën e Durrësin, disa të shoqëruar. Makina

4 Shkurt 2021, 08:44 Nga DOSJA
Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ Policia e Shtetit ‘ngre në

FIER– Policia e Shtetit është ngritur “në këmbë” për të kapur personat që fshihen pas atentatit të biznesmenit nga Kukësi, Shkëlzen Kastrati. Me të rënë mbrëmja, efektivë të Policisë kanë zhvilluar aksion blic në disa qytete të vendit; Durrës, Fier e Vlorë, duke kontrolluar banesat e të dyshuarve kryesore lidhur me ngjarjen.

Efektivët e Policisë kanë kërkuar me imtësi për të zbuluar ndonjë detaj që mund të inkriminojë ndonjë prej të dyshuarve, ndërsa kanë shoqëruar në Komisariat disa prej tyre.

Deri më tani flitet për 7-8 persona, dy prej të cilëve janë nga Tepelena. Gjithë çfarë dihet është fakti se ata kanë lidhje me vrasjen, por nuk s’ka informacion se cili ka qenë roli i gjithësecilit prej tyre në atentat. Për të shoqëruarit nga Tepelena dyshohet se kanë bërë  largimin e autorëve që kryen vrasjen nga mbikalimi i Baltëzes drejt Mbrostatit e më tej.

Edhe nga ana e Policisë së Shtetit ka pasur rezerva lidhur me aksionin, pasi deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me çfarë ka ndodhur gjatë natës. Ndërkohë makina e djegur tip “Land Rover”, me të cilën udhëtonin autorët, rezulton e vjedhur pak muaj më parë në Greqi.

Ndërsa targat ishin vjedhur që prej muajit qershor të vitit të kaluar në Shqipëri, detaj që lë të kuptohet se atentati ishte planifikuar prej kohësh. Gjatë aksionit të zhvilluar dje gjatë mbrëmjes, Policia ka sekuestruar edhe një automjet në Kamzë, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën makinën e vjedhur në Greqi. Edhe pronari i makinës së sekuestruar në Kamzë është shoqëruar, i cili gjithashtu dyshohet se ka ndihmuar autorët për t’u fshehur. Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë disa persona, vrasës me pagesë dhe me precedentë të mëparshëm kriminalë. Dy prej tyre kanë shtënë ndaj 42-vjeçarit, ndërsa një tjetër i pristë në vendin që do të digjinin makinën. Ky version mbështetet edhe nga i vetmi dëshmitar okular i ngjarjes.

Vrasja e 42-vjeçarit mendohet të jetë një mesazh i pastër për vëllain e viktimës, Klementin, nisur nga përplasja e vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë Klement Kastratit tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i morën jetën shokut të tij, Denis Kasaj. Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në hyrje të qytetit të Fierit, me një armë ”Scorpion”, e cila u gjet brenda mjetit “Land Rover”. Arma e gjetur është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për hetime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll