Aktualitet

Kërkon pafajësi me çdo kusht! S’pranon vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku nis KËRKESAT nga Holanda: Më llogar

4 Shkurt 2021, 09:42 Nga DOSJA
Kërkon pafajësi me çdo kusht! S’pranon vrasjen e

HOLANDË– Arben Frroku, i akuzuari kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj i ka dërguar një kërkesë nga Holanda Gjykatës së Posaçme në Tiranë. Në një shkresë, ai ka renditur dhe ka kërkuar nga drejtësia shqiptare që t’i përllogaritet koha që ka kaluar në qelitë e paraburgimit në Greqi, ku edhe u kap në vitin 2013. Kërkesa e ardhur nga Holanda ka përfunduar në zyrën e gjyqtarit Klodian Kurushi, i cili ka nisur nga puna për shqyrtimin e kërkesës të së shumëkërkuarit Frroku.

Ky i fundit, vëllai i ish-deputetit Mark Frroku, u dënua nga asokohe Gjykata e Apelit për Krimet e Rëndë, me burg përjetë për vrasjen e komisarit Lamaj. Por dënimi iu konvertua me 18 vite burg në Holandë.

Lidhur me vrasjen e efektivit të lartë të Policisë së Shtetit, Frroku ka kaluar një maratonë procesesh gjyqësore, duke këmbëngulur në pafajsinë e tij. Pas prangosjes, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli atë të pafajshëm, por vendimi u ankimua nga prokurorët e çështjes në Apel.

Duke përfituar nga liria e marrë, Arben Frroku u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi, megjithatë në Apel iu dha dënimi maksimal, burg përjetë për vrasje të një efektivi policie, duke lëshuar edhe një udhër-arresti ndërkombëtar për të. Edhe pse në arrati, Frroku nuk hoqi dorë nga kërkesa e tij për pafajsi duke e akimuar vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, Megjithatë kërkesat nuk iu pranuan duke i lënë në fuqi vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda. 

Aktualisht Arben Frroku ndodhet në qeli në Holandë, pasi vendi refuzon që ta ekstradojë pas pretendimeve të të akuzuarit se në procesin e tij gjyqësor është përfshirë edhe politika dhe se në vendin tonë i rrezikohet jeta.

Autoritetet holandeze kanë vendosur që dënimin ta konvertojnë në burg sipas ligjeve të tyre, konkretisht 18 vite heqje lirie. Ndaj Frroku kërkon edhe përllogaritjen e kohës së paraburgimit për të bërë të mundur lirimin e tij nga qelia. Ndërkohë që nuk heq dorë nga kërkesa për liri, duke e çuar dosjen e tij edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Frroku është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Mark Frroku, i cili gjithashtu është dënuar  për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. Edhe Mark Frroku u akuzua për një vrasje të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999, megjithatë dosja u mbyll për mungesë provash ndaj tij. 

Ish-shefi i komisariatit numër 6 në kryeqytet, Dritan Lamaj u ekzekutua në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë në vitin 2013, nga dy persona që i ngritën pritë. Ai po udhëtonte në mjetit e tij drejt shtëpisë dhe në momentin që ka zbritur nga makina është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben frroku dritan lamaj vrasja e dritan lamajt arben frroku dritan lamaj vrasja e dritan lamajt

Sondazh

Poll