Aktualitet

Seanca e dytë e Gjykatës Kushtetuese, padia për pronat në fokusin e tyre

4 Shkurt 2021, 08:58 Nga DOSJA
Seanca e dytë e Gjykatës Kushtetuese, padia për pronat në

TIRANË– Këtë të enjte Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën e dytë pas ringritjes së saj, dhe bërjes funksionale. Gjatë kësaj seance Kushtetuesja do marrë në shqyrtim në seancë plenare, padinë e Shoqatës Pronësi me Drejtësi kundër ligjit për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.

Kjo seancë e cila nis në orën 10:00 do të zhvillohet pa praninë e publikut, prej situatës e rregullave që kanë hyrë në fuqi, për shkak të COVID-19. Në faqen e saj zyrtare Gjykata Kushtetuese ka publikuar edhe kalendarin e çështjeve që do të shqyrtohen gjatë një muaj.

Në total janë plot 13 seanca gjyqësore që Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë gjatë shkurtit, dhe në javën e parë të mujit mars. Ndër çështjet më të rëndësishme që kjo gjykatë do shqyrtojë deri më datë 9 mars, është shqyrtimi i ankimit të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili kundërshton ligjin që detyron këtë institucion të auditojë bashkitë e vendit 1 herë në vit.

Gjykata Kushtetuese u bë funksionale javë më parë me betimin e anëtares së shtatë të saj, Sonila Bejtja. Institucioni përbëhet nga 9 anëtarë, 3 që zgjidhen nga kreu i shtetit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë, e cila ende nuk është funksionale. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll