Aktualitet

Sherr me thika në mes të rrugës! Plagoset 34-vjeçari nga Kuçova, po mjekohet në spital, një në pranga

4 Shkurt 2021, 07:12 Nga DOSJA
Sherr me thika në mes të rrugës! Plagoset 34-vjeçari nga

KUÇOVË– Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika të ndodhur në Kuçovë. Në konflikt e sipër, një 21-vjeçar nga Kuçova, i identifikuar si Roul Brisku, ka qëlluarme thikë një 34-vjeçar, banues në të njëjtin qytet, të identifikuar me inicialet F. K..

Ky i fundit, si pasojë e goditjeve me thikë ka marrë plagë të rënda dhe po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Beratit, ndërsa 21-vjeçari është prangosur dhe do të përballet me drejtësinë. 

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë. Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po mer ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vrasja me dashje” e mbetur në tetativë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kucove plagosje ne kucove roul brisku kucove plagosje ne kucove roul brisku

Sondazh

Poll