Aktualitet

Të vëllait i dogjën makinën, flet motra e Ermal Hoxhës: Ai s’i ka shkelur kujt në ‘kallo’, unë kam konflikte me ish

4 Shkurt 2021, 07:09 Nga DOSJA
Të vëllait i dogjën makinën, flet motra e Ermal Hoxhës:

VLORË– Saimira Hoxha, e motra e punonjësit të Kadastrës, të cilit iu dogj makina gjatë natës, teksa e kishte parkuar në oborrin e banesës. Ajo është shprehur se mjeti mund të jetë djegur për shkak të profesionit të 32-vjeçarit, megjithatë nuk ka përjashtuar pistën e problemeve familjare. Para kamerave ajo ka treguar se pas zjarrit mund të jetë edhe ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka më shumë se 6 vite që përballet në gjyq.

Ishte ora 3 e mëngjesit dhe ndjeva borinë e makinës. Makina kishte marrë flakë nga ana e shoferit, makina mori direkt flakë. Vëllai nuk ka konflikte. Ermali nuk ka konflikte, nuk ka shkelur asnjë në kallo. Kam proces gjyqësor me ish-bashkëshortin. Kam gjyqin më 9 shkurt dhe e ngre si ide këtë. Mund të jetë ish-bashkëshorti im, për të marrë djalin e tij. Nuk ka arritur dot ta marrë. E bën për të marrë djalin, që të thotë se fëmija nuk ka siguri atje,”-u shpreh ajo. 

Makina e Ermal Hoxhës është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, megjithatë po punohet për kapjen e autorit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e ermal hoxhes ermal hoxha vlore digjet makina e ermal hoxhes ermal hoxha vlore

Sondazh

Poll