Bota

Britania e Madhe po eksperimenton përzierjen e dhënieve të vaksinave të ndryshme

4 Shkurt 2021, 08:14 Nga DOSJA
Britania e Madhe po eksperimenton përzierjen e dhënieve të

BRITANIA E MADHE-Britania e Madhe ka nisur një eksperiment për të parë nëse dhënia e vaksinave të ndryshme në dozën e parë dhe të dytë është po aq funksionale sa përdorimi i të njëjtës vaksinë në të dyja dozat.

Sipas BBC, qëllimi është  të sigurohet më shumë fleksibilitet me përdorimin e vaksinave dhe të ndihmohet në rastet e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve. Po ashtu shkënctarët kanë thënë se kjo metodë e re mund të sigurojë dhe mbrojtje më të mirë sesa dhëna e të njëjta dozave.

Aktualisht, udhëzimi zyrtar nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) ka deklaruar se kushdo që tashmë ka marrë dozat e  Pfizer dhe BioNTech ose Oxford-AstraZeneca si pjesë e programit të imunizimit të miratuar në MB duhet të marrë të njëjtën vaksinë për të dyja dozat. Në rrethana shumë të rralla mund të përdoret një vaksinë e ndryshme, nëse është në dispozicion vetëm një vaksinë, ose nuk dihet se cila është dhënë për dozën e parë.

Shkencëtarët kanë arsye të mira për të besuar se mënyra e re e përzierjes që po provohet mund të jetë e dobishme, pasi disa programe të imunizimit Ebola përfshijnë përzierjen e dozave të ndryshme për të përmirësuar mbrojtjen.

Studimi Com-Cov, i drejtuar nga Konsorciumi Kombëtar i Vlerësimit të Programit të Imunizimit, do të përfshijë më shumë se 800 vullnetarë mbi moshën 50 vjeç në Angli. Disa do të marrin dozat e Oxford-AstraZeneca më pas Pfizer-BioNTech ose anasjelltas – katër ose 12 javë me diferencë. Vaksinat e tjera mund të shtohen pasi të miratohen nga rregullatorët.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 3,871,825 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 109,335 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe britania e madhe

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 07:58

Merkel & Co për një rend të ri global

Për autorët e ftuar nga „Frankfurter Allgemeine Zeitung” të një artikulli publikuar në numrin e së mërkurës (03.02) ka ardhur koha për një bazë të re të p...

Bota 4 Shkurt 2021, 07:27

Rusia shton trysninë ndaj mediave të huaja

Në një seancë apeli të martën, prokurorët rusë akuzuan gazetaren Svetlana Prokopyeva si “zëdhënëse të Perëndimit” ndërsa gjykata nuk ndryshoi vendimin e gjetjes...