Bota

Ministri britanik ngre alarmin: 4 mijë variante të virusit që shkakton Covid-19 në të gjithë botën

4 Shkurt 2021, 08:00 Nga DOSJA
Ministri britanik ngre alarmin: 4 mijë variante të virusit që

BRITANI– Ka rreth 4,000 variante të virusit që shkakton COVID-19 në të gjithë botën tani kështu që të gjithë prodhuesit e vaksinave duke përfshirë Pfizer Inc dhe AstraZeneca Plc po përpiqen të përmirësojnë vaksinat e tyre, tha ministri britanik, sipas The Guardian.

”Është shumë e vështirë që vaksina aktuale të mos jetë efektive në variantet qoftë Kent apo variante të tjera, veçanërisht kur bëhet fjalë për sëmundje të rënda dhe shtrim në spital. Të gjithë prodhuesit, Pfizer-Biontech, Moderna, Oxford-AstraZeneca dhe të tjerët po shikojnë se si mund të përmirësojnë vaksinën e tyre për t’u siguruar që ne jemi gati për çdo variant, ka rreth 4,000 variante në të gjithë botën e Covid tani.”- tha ai.

Britania është një nga vendet më të goditura nga pandemia e cila aktualisht është në valën e tretë të masave ku shkollat janë të mbyllura dhe lejohen vetëm aktivitetet kryesore si supermarketet, farmacitë dhe urgjencat. Por deri më tani ajo duket se e ka menaxhuar më së miri situatën e vaksinimit pasi raporton se ka vaksinuar gati 9 milion të popullsisë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 07:58

Merkel & Co për një rend të ri global

Për autorët e ftuar nga „Frankfurter Allgemeine Zeitung” të një artikulli publikuar në numrin e së mërkurës (03.02) ka ardhur koha për një bazë të re të p...

Bota 4 Shkurt 2021, 07:27

Rusia shton trysninë ndaj mediave të huaja

Në një seancë apeli të martën, prokurorët rusë akuzuan gazetaren Svetlana Prokopyeva si “zëdhënëse të Perëndimit” ndërsa gjykata nuk ndryshoi vendimin e gjetjes...

Bota 4 Shkurt 2021, 07:04

Kanadaja shpall “Proud Boys” grup terrorist

Të mërkurën qeveria kanadeze shpalli grupin “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) organizatë terroriste, duke vënë në dukje se ata luajtën një rol kryesor në protestat ...