Bota

9 ditë para zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike do vijojnë takimet (Agjenda), LDK-ja, AKK-ja, LVV-ka gjobiten me 2 mijë

4 Shkurt 2021, 07:24 Nga DOSJA
9 ditë para zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike do

KOSOVË-Kanë ngelur 9 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht për kandidatët ditën e djeshme. Ndryshme nga vitet e tjera kjo fushat nuk do të ketë tubime të mëdha. Partitë politike ditën e djeshme kanë paraqitur planin e tyre qeverisës dhe kanë nisur takimet nëpër zona të ndryshme të Kosovës.

Fushata do të vijoj edhe ditën e sotme. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku kryeson Ramush Hardinaj, i cili aspiron për president, do të zhvilloj takime në komuna të ndryshme nga ora 11:00 deri në 16:00. Në orën, 11:00 do të kryejnë homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari. (Prekaz, Skenderaj), duke vijuar me një takim në Restorant “Freskia”, Skenderaj, Restorant “Piano”, Vushtrri. Më pas një vizitë në fabrikën “Feis Com” në Mitrovicë dhe homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Mitrovicë. Fushata e ditës së sotme do të mbyllet në orën 16:00 me një tubim kryesor elektoral në Restaurant “Vapiano” në Mitrovicë.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të mbaj në Gjakovë, tubimin hapës të fushatës elektoral në orën 16:00, ku do marrin pjesë kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, dhe kandidatët e tjerë për deputetë. Duke vijuar më vonë në takime me qytetarë në Deçan dhe Rahovec.

Ndërkohë, ditën e sotme janë vendosur gjoba për tre parti politike, pas tubimeve që kanë mbajtur në qytete, pasi kanë shkelur masat anti-Covid. Prishtina ka vendosur gjobë prej dy mijë eurosh për LVV-në, ndërsa Prizreni për PDK-në dhe AAK-në.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet, ku disa prej tyre janë refuzuar për shkak të problemeve që deputetë kanë pasur me ligjin.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 07:04

Kanadaja shpall “Proud Boys” grup terrorist

Të mërkurën qeveria kanadeze shpalli grupin “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) organizatë terroriste, duke vënë në dukje se ata luajtën një rol kryesor në protestat ...

Bota 3 Shkurt 2021, 21:44

Hoti: Dilni masivisht më 14 shkurt dhe votoni

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që të dalin masivisht në 14 shkurt dhe të votojnë. Gjatë f...