Bota

“Komisionerët tanë po frikësohen të shkojnë në veri”/ PDK-ja reagon ndaj Vetëvendosjes: Çlirimi i Kosovës nuk iu mb

4 Shkurt 2021, 07:54 Nga DOSJA
“Komisionerët tanë po frikësohen të shkojnë

KOSOVË-Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alim Rama, ditën e djeshme në mbledhjen e institucionit ka deklaruar se, si nga partia e tij, por edhe nga të tjerë kanë frikë të dërgojnë komisionerë në komunat në veri të Kosovës.

Sipas Gazeta Express, Alimi në një nga mbledhjet e KQZ’së ka shprehur shqetësimin e tij ku ka thënë se qytetarët po frikësohen të bëhen komisionerë në pjesën veriore të vendit.

“Unë vetëm kam një shqetësim, që nga subjekti im por edhe nga të tjerat, qytetarët kanë pasur frikë të dërgojnë komisionerë në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Rama.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar dhe një zyrtarë i PDK-së, Betim Gjoshi, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar partinë dhe kreun Albin Kurti, duke thënë se LVV-së nuk është në gjendje të i mbajnë dy vendvotime dhe më parë deklaronin se duan bashkimin me Shqipërinë.

“O trima, ju s’po jeni në gjendje me i mbajt dy vendvotime, e thojshit po e bashkojmë Shqipninë.  Shyqyr që çlirimi i Kosovës nuk ka pas mbetë në juve “ushtarët” e Albin Kurtit, se sot hala refugjatë ishim”, ka thënë ai.

9 ditë para zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike do vijojnë takimet (Agjenda)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora alim rama betim gjoshi zgjedhjet ne kosove alim rama betim gjoshi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 07:27

Rusia shton trysninë ndaj mediave të huaja

Në një seancë apeli të martën, prokurorët rusë akuzuan gazetaren Svetlana Prokopyeva si “zëdhënëse të Perëndimit” ndërsa gjykata nuk ndryshoi vendimin e gjetjes...

Bota 4 Shkurt 2021, 07:04

Kanadaja shpall “Proud Boys” grup terrorist

Të mërkurën qeveria kanadeze shpalli grupin “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) organizatë terroriste, duke vënë në dukje se ata luajtën një rol kryesor në protestat ...