Bota

Fatmir Limaj nuk kursehet me akuzat! Krahason Albin Kurtin me presidentin serb: Kërkon pushtet absolut

4 Shkurt 2021, 07:36 Nga DOSJA
Fatmir Limaj nuk kursehet me akuzat! Krahason Albin Kurtin me presidentin serb:

KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka krahasuar kryetarin e Lëvizjes Vetë Vendosja, me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Sipas Gazeta Express, Limaj ka thënë se Kurti dëshiron pushtet absolut njësoj se presidenti Aleksandër Vuçiç.

”Pushtet absolut a ka Vuçiçi në Serbi? dhe krejt është tjetër gjë shteti serb me Kosovën”, tha Limaj.

Gjithashtu, sipas tij pushteti absolut do të sillte probleme në Kosovës, siç ka ndodhur me Serbinë.

Nuk besoj kurrë në Kosovë që do ta lejonte t’i hipte atij rreziku për të lejuar një parti politike të jetë e vetëmjaftueshme për të qeverisur. Dhe ky vend nuk e ka luksin dhe pjekurinë e mjaftueshme institucionale politike, që të qeveriset nga një parti politike, pa një degjenerim masiv. Me koalicione kemi pasur problem me qeverisje, e merre me mend një pushtet absolut çka mund t’i ndodhë një vendi. Shikoni çka po ndodhë në Serbi”, shprehet Limaj.

9 ditë para zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike do vijojnë takimet (Agjenda)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti fatmir limaj zgjedhjet ne kosove albin kurti fatmir limaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 07:27

Rusia shton trysninë ndaj mediave të huaja

Në një seancë apeli të martën, prokurorët rusë akuzuan gazetaren Svetlana Prokopyeva si “zëdhënëse të Perëndimit” ndërsa gjykata nuk ndryshoi vendimin e gjetjes...

Bota 4 Shkurt 2021, 07:04

Kanadaja shpall “Proud Boys” grup terrorist

Të mërkurën qeveria kanadeze shpalli grupin “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) organizatë terroriste, duke vënë në dukje se ata luajtën një rol kryesor në protestat ...

Bota 3 Shkurt 2021, 21:44

Hoti: Dilni masivisht më 14 shkurt dhe votoni

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që të dalin masivisht në 14 shkurt dhe të votojnë. Gjatë f...