Bota

Haradinaj: Nëse NATO nuk hap dyert, ne do të bashkohemi për referendumin e bashkimit me Shqipërinë 

3 Shkurt 2021, 21:22 Nga DOSJA
Haradinaj: Nëse NATO nuk hap dyert, ne do të bashkohemi për

KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do të bëjnë referendum për bashkim me Shqipërinë nëse Kosova nuk do të antarësohet në NATO. I ftuar në Euronews ai tha se do të krijojnë një momentum të ri. Ai gjithashtu tha se është koha që Kosova të njohet si shtet dhe të gjejnë një zgjidhje për konfliktin me Serbinë.

“Nëse Kosova nuk është në dyer të NATO-s, të na bashkohen të gjithë për referendum, për union me Shqipërinë. Të krijojmë një momentum të ri, të jetojmë më të konsoliduar si në planin e jashtëm dhe të brendshëm. Tash është koha për njohje. Që të kemi një zgjidhje në raportet Kosovë Serbi në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj deklaron bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë si një shtet i vetëm. Më parë gjatë prezantimit të programit për zgjedhet ai tha se nëse institucionet ndërkombëtare do të kërkojnë referendum për bashkim me Shqipërinë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 20:19

SHBA- Këngëtarja e famshme Mariah Carey është paditur në gjykatë nga motra e saj e madhe, pasi kujtimet nga libri i këngëtare që u publikua në vitin 2020 “The M...