Bota

NISMA: Enver Hoxhaj ka mohuar Gjenocidin serb në Kosovë

3 Shkurt 2021, 22:05 Nga DOSJA
NISMA: Enver Hoxhaj ka mohuar Gjenocidin serb në Kosovë

KOSOVË- Nisma Socialdemokrate ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike të Kosovvës Enver Hoxhaj për mohimin e gjenocidit serb në Kosovë. Me anë të një postimi ne Facebook, Nisma ka postuar një video ku thonë se Hoxhaj në librin që ka shkruar e ka mohuar gjenocidin serb në vitet 1998-1999 duke e konsideruar atë vetëm si përpjekje për Gjenocid. Më tej në postimin e saj Nisma shkruan se nuk duhet të lejohet një njeri si ai që të vijë në pushtet.

Postimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:

Përmes postimit të kësaj video duam të informojmë publikun për të vërteten e Enver Hoxhajt të shkruar në Librin e tij ku ai Gjenocidin e forcave serbe të kryer në Kosovë gjatë luftës 1998-1999 e cilëson vetëm si PËRPJEKJE për GJENOCID!

Pse i kemi kushtuar vëmendje tani librit të Enver Hoxhajt: “Ndërtimi i Shtetit, Politika e Jashtme e Kosovës”, botimi 2017, faqe 198 dhe faqe 206, ku ai “Gjenocidin” që Serbia ka kryer në Kosovë e cilëson vetëm si një “përpjekje për gjenocid”?

Sepse njerëzit duhet ta dinë këtë. Edhe atë duhet ta dinë para zgjedhjeve. Të gjithë duhet të dinë se kend do ta votojnë. Kjo është një çështje me përmasa publike!

Kjo nuk është vetëm e drejta jonë, por edhe detyrimi ynë që t’i informojmë të gjithë për këtë! Enver Hoxhaj e quajti vrasjen e 10 mijë shqiptarëve, vrasjen e rreth 1400 fëmijëve shqiptarë dhe 1800 grave, ushtrimin e dhunës seksuale në mbi 20000 gra shqiptare nga forcat serbe, vetëm një “përpjekje për gjenocid”.

Kjo deklaratë nuk është e sajuar, nuk është një thashethemë. Është fakt. Enver Hoxhaj e shkroi, me duart e veta, në librin e tij. E gjitha është e shkruar e zeza në të bardhë! Për më tepër, ai e shkroi këtë kur ishte ministër i jashtëm! Kur duhej ta përfaqësonte Kosovën dhe kur duhej t’i tregonte botës për atë që na ka ndodhur neve! Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë sërish!

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj nisma socialdemokrate zgjedhjet ne kosove enver hoxhaj nisma socialdemokrate zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 21:44

Hoti: Dilni masivisht më 14 shkurt dhe votoni

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që të dalin masivisht në 14 shkurt dhe të votojnë. Gjatë f...